AKTUALITET

Marrëveshja me Britaninë për emigrantët e paligjshëm, kthehen në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë

16:42 - 25.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 1 mijë shqiptarë janë riatdhesuar pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me emigracionin e paligjshëm.




Lajmi është bërë i ditur nga ambasada britanike në vendin tonë.

Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor deri në javën e parë të muajit Prill.

Njoftimi i ambasadës britanike në Shqipëri:

Në vijim të Komunikatës të Përbashkët mes Kryeministrave të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar emigracionin e paligjshëm, agjencitë ligj zbatuese në të dy vendet kanë intensifikuar punën, veçanërisht sa i takon kalimit të barkave të vogla në kanalin anglez.

Autoritetet britanike dhe shqiptare kanë punuar së bashku për të parandualuar hyrjen dhe qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga nënshkrimi i komunikatës, shifrat e reja tregojnë se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor deri në javën e parë të muajit Prill.

Ekipet operacionale britanike dhe shqiptare kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët të Emigracionit, e cila shërben si pika kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e posaçme operacionale në menaxhimin e emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të shtuar bashkëpunimin operacional në reduktimin e numrit të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë përmes rrugësh të rrezikshme dhe të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria britanike po mbështet projekte në Shqipëri që ndihmojnë përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike në zonat ku niveli i emigracionit është i lartë. Projekti “Perspektiva të reja për Kukësin” i bërë publik verën e kaluar ka nisur punën së bashku me Qeverinë shqiptare dhe partnerët e tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.