AKTUALITET

Gruaja e akuzuar për helmimin e 12 personave me cianid hidrogjeni del para gjykatës!

18:43 - 27.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Tajlandë ka arrestuar një grua me dyshimin për vrasjen e 12 personave, miqve dhe të njohurve të saj, me cianid hidrogjeni gjatë tre viteve të fundit.




Sarat Rangsiguthaporn u arrestua të martën, disa ditë pas vdekjes së një shoku në fillim të prillit.

Familja e viktimës kishte pretenduar se viktima kishte vdekur duke udhëtuar me të akuzuarin.

Gruaja fatkeqe u rrëzua dhe vdiq menjëherë pas një ceremonie fetare në një lumë. Autopsia ka treguar gjurmë të cianid hidrogjenit në trupin e saj, ndërsa i mungonin paratë, celulari dhe bagazhet.

Nga hetimet rezultoi se gruaja kishte vrarë 11 persona të tjerë, të cilët ishin miq, të njohur dhe një burrë me të cilin kishin lidhje. Viktimat, raporton BBC, kishin vdekur të gjithë në një mënyrë të ngjashme.

Vetëm një grua, e cila i kishte dhënë para hua Saratit, shpëtoi, pavarësisht se e kishte helmuar ushqimin e saj.

Në shumë raste nuk u krye asnjë hetim për shkak se vdekja nuk u konsiderua e dyshimtë. Disa nga viktimat janë djegur dhe nuk mund të gjenden prova.

Motivimet për vrasjet, të cilat filluan në vitin 2020, duket se kanë qenë financiare.

Sarat mohon të gjitha akuzat. Megjithatë, autoritetet nuk lejuan që ajo të lirohej me kusht.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.