AKTUALITET

“Po përdor burimet shtetërore në fushatë zgjedhore”- Juristi në Panorama TV: Si kryebashkiakja e Durrësit po shkel ligjin! Gjobat janë të ulëta

14:39 - 27.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juristi Dhimitër Zguro ka denoncuar në studion e Panorama Tv kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako se po përdor burime shtetërore publike në fushatë zgjedhore.




Ai u shpreh se në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit shpërndahen postime të  kryetares Sako, e cila rikandidon në zgjedhjet e 14 majit.

Juristi Zguro theksoi se kjo gjë është e ndaluar edhe me ligj, por shtoi se shkelësit përballen vetëm me gjobë, “shifër shumë e ulët për të qenë një gjobë e konsiderueshme për të dekuruajuar këta individë që të marirn pjesë dhe të zenë mend për të mos u përfshirë më në fushata zgjedhore dhe të mos ngatërrojnë punët partiake me punët e shtetit”.

Juristi Dhimitër Zguro: “Në 2023 është dalë me një vendim që i konsideron edhe rrjetet sociale si mënyrë e shprehjes së bindjes politike, gjë e cila nënpunësit e kanë të ndaluar ta shprehin këtë.

Nga ana e nënpunësve, bashkive kemi vënë re një fenomen antiligjor që është shpërndarja e postimeve politike në këto faqe. Rasti i Bashkisë së Durrësit, në faqen zyrtare shpërndahen në të njëjtën kohë postimet e kryetares së Bashkisë, dhe njëkohësisht kandidates për kryetare Bashkie, Emirjana Sako. Është mbështetje e njërit kandidat, me sloganet përkatëse të këtij kandidati dhe PS.

Është e ndaluar. Përdorimi i burimeve shtetërore publike është e ndaluar me vendim të Komisionit Rregullator.

Fatkeqësisht përballen vetëm me gjobë, që në rastin më të mirë shkon deri në 5 mln lekë të vjetra dhe me këtë vlerë gjobiten vetëm subjektet zgjedhore, por jo anëtarë të administratës si në rastin e Bicit, e cila përballet me gjobë 900 mijë lekë të vjetra, shifër shumë e ulët për të qenë një gjobë e konsiderueshme për të dekurajuar këta individë që të marrin pjesë dhe të zënë mend për të mos u përfshirë më në fushata zgjedhore dhe të mos ngatërrojnë punët partiake me punët e shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.