AKTUALITET

“Rama fsheh kandidatët e tij për bashkitë”, paralajmëron Ilir Meta: Shumë shpejt do të vijë edhe vota për emrin tim!

19:45 - 27.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar këtë mbrëmje në “Frontline” nga Marsela Karapanço, ka deklaruar se shumë shpejtë do të vijë dhe emri i tij në fletën e votimit.




Ndërkohë me ironi ka komentuar zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për të vendosur foton e tij në banerat e fushatës, dhe jo të kandidatëve të PS.

“Me cilën bashki kandidon ky zotëria?! Ky do bënte fushatë të lirë? Si e mbushi Shqipërinë me banera? Ato kushtojnë! Vetëm të na thotë ku do votojmë ne për këtë, se ky është kryeministër apo jo? Se pushteti vendosur është i pavarur nga ai qendror. Ky kë respekton? Ndarjen midis qeverisë dhe pushtetit vendor? Apo kandidon për çdo gjë? Institucionet e tjera nuk kanë vlerë në këtë vend?!

Vetëm keqardhje për një njeri me probleme të mëdha që nuk e ka vendin aty ku është, por të paktën të ketë një mjekim të specializuar mendor, që askush nuk ka guxim t’ia ofrojë mesa duket.

Shumë shpejt do vijë vota dhe për emrin tim, por në 14 maj votohet Belind Këllici ose kandidati që ky e fsheh nga qytetarët”, tha Meta.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.