LAJMI I FUNDIT

Seksi oral po nxit një ‘epidemi’ të kancerit të fytit në SHBA dhe Britani të Madhe

16:15 - 27.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po vuajnë nga një ‘epidemi’ e kancerit të fytit dhe ekspertët cilësojnë seksin oral si fajtor.




Hisham Mehanna, nga Universiteti i Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, tha se 70 për qind e rasteve të kancerit të fytit shkaktohen nga papillomavirusi njerëzor (HPV), një virus i padëmshëm që përhapet seksualisht dhe është i lidhur me forma të shumta të kancerit.

Mehanna tha se njerëzit me partnerë të shumtë kanë një rrezik deri në nëntëfish më të lartë të kancerit të fytit.

“Gjatë dy dekadave të fundit, ka pasur një rritje të shpejtë të kancerit të fytit në perëndim, në atë masë sa disa e kanë quajtur atë një epidemi. Kjo ka qenë për shkak të një rritjeje të madhe të një lloji specifik të kancerit të fytit të quajtur kancer orofaringeal”, thotë Mehanna.

Kanceri orofaringeal është lloji më i zakonshëm i kancerit të fytit. Shfaqet në bajamet dhe në pjesën e pasme të fytit.

“HPV transmetohet seksualisht. Për kancerin orofaringeal, faktori kryesor i rrezikut është numri i partnerëve seksualë gjatë gjithë jetës, veçanërisht seksi oral. Ata që kanë gjashtë ose më shumë partnerë gjatë gjithë jetës së tyre dhe bëjnë seksit oral kanë 8.5 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer orofaringeal sesa ata që nuk praktikojnë seks oral”, shpjegon Mehanna.

Më shumë se 50,000 raste të kancerit të fytit diagnostikohen çdo vit në SHBA, duke shkaktuar më shumë se 10,000 vdekje në vit.

Numri i rasteve po rritet deri në 1.3 për qind në vit tek femrat dhe 2.8 për qind tek meshkujt, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Mjekët kanë zbuluar se seksi oral është faktori më i madh i rrezikut për ta, duke tejkaluar duhanin, konsumimin e alkoolit dhe një dietë jo të shëndetshme.

Kjo është për shkak se seksi oral mund të çojë në një infeksion HPV në fyt ose pranë bajameve.

Këto infeksione largohen vetë në shumicën e rasteve, por ndonjëherë mund të vazhdojnë dhe të shkaktojnë kancer.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.