Kronikë

Vrau bashkëshorten në derë të gjykatës pas kërkesës për divorc, dënohet me burgim të përjetshëm ish-polici në Elbasan

14:21 - 27.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për ish-policin, Koço Buzo i cili vrau gruan e tij, Liljana Buzo, në maj të 2021.




Mësohet se Gjykata ka lënë në burg ish-policin i cili ekzekutoi gruan me breshëri kallashnikov, pasi kjo e fundi donte t’i jepte fund martesës së tyre.

Ngjarja ndodhi shumë pranë gjykatës së Elbasanit më 6 maj të 2021, pas seancës së divorcit ku autori e priste viktimën jashtë, duke e qëlluar disa herë me kallashnikov.

Duke qenë se autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri në rrugë, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri është avokat, të cilët kanë qenë kalimtar të rastit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan në datë 27.04.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit K.B të akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Ky gjykim ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në datë 06/05/2021 pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ku i pandehuri Koco buzo ka vrarë me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij L.B.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan po në datë 27.04.2023 ka vendosur “Deklarimin fajtor” të shtetasit K.B. dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.