Kosova

E rëndë/ U konfliktuan për pronën, nipi vret xhaxhain

13:19 - 28.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës, ku nipi ka vrarë xhaxhanë e tij dhe dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone.




Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës dhjetë të mëngjesit është raportuar për një rast vrasjeje në fshatin Kijevë të Malishevës. Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete.

Vdekjen e tij siç konfirmon policia e ka konstatuar ekipi mjekësor në venin e ngjarjes. Për rastin është arrestuar një i dyshuar derisa hetimet po vazhdojnë.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.

Viktima është rreth moshës 60-vjeçare derisa i dyshuari për vrasjen rreth moshës 37-38 vjeçare. Motivi dyshohet se ka qenë për çështje pronësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.