AKTUALITET

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, BE zbardh agjendën, ja çfarë do të diskutohet

15:16 - 28.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të martën, më 2 maj në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.




Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas takimit në Ohër ku u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, bëhet e ditur agjenda dhe tema e bisedimeve.

“Të martën, më 2 maj 2023, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë në Bruksel si pjesë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë do të bëjë një deklaratë për media në fund të takimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.