BLUETOOTH

Kritika për sjelljen bullizuese të Luizit, si u kris miqësia mes Klea Hutës dhe Kiara Titos

13:11 - 29.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klea Huta dhe Kiara Tito prej vitesh janë shfaqur bashkë kudo e kanë treguar se ruajnë një raport shumë të ngushtë. Dy mikeshat kanë qenë përkrah njëratjetrës, duke e mbështetur në çdo hap të karrierës së tyre.




Si një shoqe shumë e mirë e Kiarës, Klea në fillim të këtij “Big Brother VIP” bënte tifo për të dhe për Luizin. Në rrjete sociale ajo e ka mbështetur çiftin, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur kritika. Në një deklaratë të saj të mëparshme, ajo ka thënë se Kiara nuk ka bërë asnjë gabim, ndërsa nuk është kursyer me kritika ndaj partnerit të saj, duke thënë se nuk është dakord me sjelljen e tij pasi ai kalon në ofendime dhe përdor dhunë verbale.

Mirëpo, edhe pse Klea Huta ka qenë një nga personazhet publikë, që e ka mbështetur më së shumti Kiara Titon gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e ‘Big Brother’, një titull lajmi në kohën kur ‘Vëllai i Madh’ i dha avantazhin e famshëm Kiarës krisi shoqërinë e tyre. Me sa duket kritikat për Luizin nuk i kanë pëlqyer Kiarës. Pas daljes së kësaj të fundit nga ‘Big Brother’, ajo nuk u pa me Klean dhe as Klea nuk postoi më për të. Madje, e ftuar së fundmi në programin ‘Më prit në fundjavë’, e pyetur nga Ermal Peçi, Klea u shpreh se këtë vit nuk është as ‘luizator’ as ‘kiaratore’, por thjesht ‘kleatore’.

Muaj më parë, Klea, mes shakave dhe batutave, komentoi historinë e çiftit si dhe sjelljet e Luizit aty brenda. “Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thonë u puthën”, tha artistja me humor në një intervistë për ‘Ftesë në 5’. Por, përtej shakave, ajo ka disa rezerva për Luizin. E pyetur se kush ka bërë më shumë gabime në BBVA, Klea tha: “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim.

Kurse Luizi kalon në ofendime dhe përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”. Por, po ashtu, ajo tha se momenti më i shëmtuar televiziv nga personazhet publike është ai kur banorët në grup bullizojnë Luizin. E pyetur për Olta Gixharin, këngëtarja refuzoi të japë komenton, duke nënkuptuar se nuk i pëlqen loja e saj. Duket se këto kritika i kanë dhënë fund historisë së dy mikeshave. Që pas daljes ato nuk janë parë më në shoqërinë e njëratjetrës, duke na zbuluar një raport tashmë të ngrirë. E teksa Kiara përgatitet për dasmën me Luizin, miqësia me Klean tashmë do t’i përkasë së shkuarës. Moderatorja Kiara Tito ka reaguar pasi doli nga shtëpia e ‘Big Brother’ dhe pas propozimit për martesë që mori nga Luiz Ejlli. Kiara në një postim në ‘Instagram’ ka publikuar një foto të unazës, ndërsa krahas asaj shkruan që nga ai moment u gëzua shumë, saqë ka harruar çdo dhimbje e zhgënjm.

Ndërkohë, Kiara ka falënderuar publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP. “Zemra plot! Aq shumë u gëzova dje, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë rihyrjes sime në shtëpinë e ‘Big Brother’. Çdo mesazh, koment, apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua! Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, shkruan Kiara. Ndërkohë, Kiara Tito foli për herë të parë pas eliminimit për herë të dytë nga “Big Brother Vip Albania”.

Pasi mbërriti në studio, Arbana e pyeti Kiarën në lidhje me vazhdimësinë e lojës dhe zgjedhjen e dy finalistëve të parë, Luizi dhe Efi. Pavarësisht sulmeve të shpeshta nga ish-mikesha e saj që vazhdimisht e ka cilësuar mashtruese, Kiara e vlerësoi Efin për atë që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe menaxhimin e mirë të situatës në raport me Luizin dhe popullaritetin e tij jashtë shtëpisë. “Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës, kjo u pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjëra për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”, u shpreh Kiara Tito.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.