Kryesore

Fushatat elektorale/ Psikologu Edmond Dragoti: Shumë qytetarë shohin për kë ka votuar babai…

22:20 - 02.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar bë emisionin “Log” në Panorama TV ku po diskutohej rreth fushatave elektorale, psikologu Edmond Dragoti është shprehur se shumë qytetarë në Shqipëri nuk pyesin fare për programet e subjekteve politike që garojnë, por bëhen me atë që ka votuar babai përgjatë viteve.




Dragoti tha gjithashtu se feminiteti në fushatë nuk të bën dot lider dhe sipas tij, femrat mund të shihen si objekt joshjeje dhe tërheqjeje, por jo si lidere.

Kjo gjë sipas tij ka sjellë edhe maskilizimin e femrës në politikë.

“Votuesi, nëse babai ka votuar historikisht për X-in, nuk sheh programe. Nëse do të japësh një mesazh të veçantë e të besueshëm që ta pranojnë të tjerët, duhet ta pranosh që ti i pranon atij grupi, grupit që kritikon punën tënde. Dhe nëse ti pranon që të kritikohesh nga ata, atëherë ti je njëri prej tyre.

Ai që shet mend, apo është karizmatik dhe nuk është i aftë të bëjë punë, ai nuk është lider. Identifikimi yt jo me emër, me individualitet është thjeshtë me simbolikën e votës së pushtetit të tij, por në një moment tjetër ti ske vlerë për të. Ky është zhgënjimi që pëson ai votuesi. Prandaj përfshihet shpesh në fushatë ai elektorati gri, për t’u ngritur emocionalisht lartë.

Feminiteti nuk të bën dot lider. Të bën më shumë objekt joshjeje, tërheqjeje, sesa lidere. Ky është perceptimi kulturor në gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri”, u shpreh Dragoti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.