AKTUALITET

“Kryeministri nuk lejon kandidatë të përballen në debate”/ Berisha: Rama firmos tendera për baxhanakun dhe shmang llogaridhënien! Pallati famoz në shesh ia pastroi paratë…

13:37 - 02.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë tha se fakti që kandidatët për Bashki që nuk dalin në debat me njëri-tjetrin, është një terr i vërtetë pasi qytetarët po dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura dhe vetëm mashtrime.




Berisha tha se kryeministri Edi Rama po pengon kandidatët e tij që të përballen me ata të opozitës, pasi është në shkelje flagrante me ligjin duke u përpjekur të fshehë shpërndarjen e tenderave për familjarët e tij, ku theksoi ne nëse ky i fundit do përballej me Sali Berishën do të njihej me të gjitha aferat korruptive që ka firmosur.
Sakaq shtoi se në kryeqytet po firmosen tendera për pallate pa leje në mënyrë që të pastrohen paratë dhe për t’u pasuruar Rama e thjeshtrat e tij.

“Unë besoj se transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve, kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet midis kandidatëve që garojnë për kryenbashkiak, midis këshilltarëve të parë që garojnë për kryetar të parlamenteve lokale dhe nivel qendror. Një fushatë mediatike pa debat është terr i vërtetë për qytetarët të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, transparence. Refuzimi i debatit ka në baze krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendor, vjedhjen e miliardave eurove të tenderave në masën 90%, shkelje flagrante të ligjit. Refuzimi i debateve ka në bazë transferimin e fondeve tek familjarë të Ramës dhe kryebashkiakëve në mbarë vendin, ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve. A mund të imagjinoni ju të dalë para qytetarëve Rama në debat me Sali Berishën, ky është një rast i artë për shqiptarët, të njihen me të gjitha aferat me dokumente zyrtare që mbajnë firmat e administratës korruptive, tenderat e fituara nga baxhanaku dhe thjeshtrave të tij, rast për t’u njohur. Për të gjitha pasuritë e tij, origjinën e parave të pallatit në pajë, në sheshin e Tiranës, pallati famoz që nuk ka faturë përveçse larje parash”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.