Kronikë

Përfundoi në gjendje kome pas arrestimit për vjedhje, nëna e të riut: Nuk ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore, ngjarja po fshihet

11:53 - 02.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jani Rustemaj, 27 vjeç është i riu i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua rreth tre javë më parë, pasi akuzohej për vjedhje.




Burime bëjnë me dije për Panorama TV, se rasti është bërë publik pas denoncimit nga nëna e të riut e cila ka ngritur pretendime se gjendja e të birit është rënduar pasi policia nuk ka treguar kujdesin e duhur ndaj tij.

Në deklarimin e saj para policisë, ajo është shprehur se i biri nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më herët dhe hedh dyshime se ngjarja është tentuar të fshihet nga policia.

Nga ana e saj Policisë sqaron se po heton shkaqet.

I riu u arrestua më 12 prill, por dy ditë më pas ai filloi të shfaqte probleme shëndetësore dhe mori ndihmë mjekësore. Më datë 15 prill, Jani Rustemaj është shoqëruar në gjykatë ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ditën tjetër, Jani Rustemaj shfaqi sërish shqetësime, por Burgu 313 nuk e mori përsipër sepse kishte mbingarkesë dhe ai u mbajt në burgun e sigurisë.

Më pas më datë 17, 27-vjeçari është shoqëruar në QSUT. E ëma e të riut kallëzoi në polici në fund të prillit, pasi i biri përfundoi në gjendje kome.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.