Kronikë

Vrau kushëririn me armë zjarri pas sherrit për qiranë e shtëpisë, arrestohet autori. U ndalua nga policia në një banesë mbrapa spitalit…

10:11 - 03.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lekë Vuksani, 34-vjeç është vënë në prangat e policisë, 21 orë pasi vrau me armë zjarri Petrit Vuskanin pas sherrit për qiranë e banesës në pronësi të viktimës.




Policia bën me dije se në momentin e arrestimit është bërë i mundur edhe sekuestrimi i armës me të cilën Vuksani kreu krimin e rëndë. Mësohet se ai është kapur në një banesë mbrapa spitalit të Shkodrës.

Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje farefisnore me njëri tjetrin. Tashmë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.