AKTUALITET

“Po qarkullojnë makina me armë, mjafton të kenë logon e PS-së dhe…”- Kreu i PD-së në Kurbin akuza Ulsi Manjës: Qytetarëve u kanë marrë kartat e ID, po u bëjnë presion

08:40 - 06.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike në Kurbin, Gjovalin Laska ka hedhur akuza ndaj  të deleguarin politik të PS-së në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja se po ushtron ndaj qytetrarëve.




Gjithashtu, ai ngriti akuza se kanë filluar që të mbledhin kartat e identitetit të administratës dhe familjarëve të tyre për t’i detyruar që të votojnë kryebashkiaken Majlinda Cara në zgjedhjet e 14 Majit.

Gjovalin Laska: “Ministri i Drejtësisë ka sjellë të gjithë drejtorët dhe po i merr peng qytetarët e Kurbinit, duke i dërguar tek një lokal për t’u bërë presion çdo ditë. Gjithashtu, dua të bëj publike kanë filluar të mbledhin të gjitha kartat e punonjësve dhe familjarëve të tyre duke i mbajtur peng për ditën e zgjedhjeve që të votojnë sipas dëshirës së atyre dhe jo atë që duan qytetarët.

Edhe zyra arsimor po bën masakër, po thërret të gjithë mësuesit që t;i vendosë në rresht sepse është vegël e kryetares së bashkisë.

Kërkoj që Ministria e Rendit së bashku me Policinë  e Shtetit në Kurbin po qarkullojnë automjete me armë. Mjafton të kenë siglën e PS dhe qarkullojnë me armë lirshëm. Iu mbushet makina me naftë nga paratë e qytetarëve të Kurbit.

Qytetarëve po u vidhet vota, duyhet të jeni të qetë dhe të merrni pjesë masivisht në qendrat e votimit dhe të votoni kundra Majlinda Carës dhe Ulsi Patates, do marrë të njëjtën përgjigje më 14 maj. Nuk mund të talleni me lekët e tërmetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.