BLUETOOTH

“Dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu si ka dalë ajo”, Efi përsëri kundër Kiarës, xheloze për performancën e çiftit?

16:33 - 08.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luizi dhe Kiara ishin patjetër dy banorët më të spikatur të “Big Brother”.




Gjithashtu ishin dhe ‘zbulimi’ i këtij viti pasi rastësia dhe fati bëri që ata të lidheshin brenda një programi televiziv.

Pas finales vetëm festa i kanë shoqëruar çiftin teksa më e fundit ishte ajo ku Luizi peformoi krah për krah me Kiarën.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Efit, e cila mesa duket është bërë xheloze. Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se Kiara dhe Luizi janë duke qëndruar në skenë të dy, dhe këngëtari këndon ndërsa moderatorja i qëndron pranë. Në sfond dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.