BLUETOOTH

“E njoha sytë, mendova se më sollën botën në BBV”- Nita Latifi flet për ndjenjat për Shpatin dhe “tradhtinë” e tij me Dean: Luajti me dy porta

09:52 - 08.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Nita Latifi ka pohuar se ishte e gatshme të niste një lidhje me Shpatin në BBV, nëse do rizgjoheshin ndjenjat mes tyre. Por ajo u shpreh se Shpati “donte të luante me dy porta”, referuar flirtit të tij me Dea Michelle.




Nita Latifi theksoi se ai nuk diti të menaxhojë raportin mes saj dhe Deas ndaj vendosi që të distancohej.

Këngëtarja tha se në momentin që hyri në shtëpinë e BBV e njohu nga sytë dhe “mendoi se i sollën botën aty brenda”.

nita latifi shpati2

“Hyrja e Shpatit, kemi pasur një lloj njohje, jo lidhje e kuptuam që në fillim që nuk do ecte, mbetëm shokë. Kur e futëm në BBV, mendova se më sollën botë aty brenda, ishte i vetmi që e njihja pak, ndërsa të tjetër nuk njihja asnjë, si personazhe po, por personalisht jo.

Nuk më bezdisi fakti që u afrua me Dean, por fakti që Shpati nuk diti të menaxhojë raportin me mua dhe Dean, aty ishte shqetësimi im.

Normalisht në momentin që ka ardhur, unë ja kam njohur sytë Shpatit. Afërsia jonë ishte shumë e natyrshme, kam thashë kjo energji e pozitivitet, siç thotë Kiara “Le të rrjedhë”, duhet të lija gjithçka saqë i thashë se nëse rifillion një pëlqim mes neve te dyve jam ok. Ishte diçka e bukur që ndodhte brenda në shtëpi, nuk i vendosa vetes as kufij, asgjë. Nuk u zhgënjeva, thjesht ai donte të luante me dy porta. U pajtua shumë shpejt me lojën e Deas, se ajo e kishte lojë. Fakti që e bëri këtë pa e ditur se si ishin situatat në shtëpi, reagova në mënyrën time, ia bëra me dije në disa mënyra që kujdes se po më nxjerr keq edhe mua”, tha Nita Latifi në BBV.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.