LAJMI I FUNDIT

FOTO/Celebruan dashurinë e tyre në martesë, detaji i veçantë që nuk u vu re në fustanin e Kiarës

14:54 - 08.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalja e madhe e Big BrotherVIP do të mbahet mend për celebrimin e shumëpritur të çiftit më te dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.




Çiifti të cilët u njohën në spektakël dhe nisën romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë përpara të gjithë publikut.

Këngëtari u largua nga shtëpia e BB drejt Bashkisë së Tiranës aty ku u realizua dhe celebrimi nga vetë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Pjesë e ceremonisë ishin dhe miq e familjarë të dyshes.

Së fundmi në një  intervistë ekskluzive për emisionin “E Diell”, Kiara ka zbuluar prapaskenat e organizimit të celebrimit magjik. Mirëpo një detaj i bukur që nuk u vu re ishte velloja e personalizuar që moderatorja veshi atë natë, në të cilën ishin qëndisur emrin e saj dhe të Luizit.

Kujtojmë se pasi i thanë betimet njëri-tjetrit, Kiara vendosi të mbante mbiemrin e këngëtarit, Ejlli.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.