BLUETOOTH

Kejvina thumbon Robert Aliajn: Nëse do të na lejojë, do bëhemi miq me Kristin

13:38 - 08.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhe pse qëndrimi i saj në shtëpinë e Big Brother VIP ishte i shkurtër, Kejvina Kthjella ishte një ndër banoret që u komentua goxha në rrjet.




Situata e saj me Kristin brëna shtëpisë ishte një ndër më të komentuarat, me të cilin modelja pati dhe disa ngacmime. E ftuar në “E Diell”, Kejvina sqaroi se gjithçka që ndodhi mes tyre në shtëpi ishte për shaka, ndërsa shtoi se nëse Robert Aliaj, babai i ish-finalistit do i lejojë që  ata të jenë shokë, modelja do jetë e hapur.

“Çfarë do ndodhë me Kristin? Të filloj ta ngacmoj? Jo, jo, me Kristin ka qenë thjesht një shaka. E kam thënë dhe aty brenda, Kristi është shumë djalë i mirë. Dhe edhe ai e meritonte të ishte në finale. Po të na lërë Berti që të jemi shokë të mirë, okej do jemi shokë.”– tha Kejvina.

Kujtojmë se kur Kristi dhe Kejvina ishin ende në shtëpinë e BB, Roberti u shpreh nëse djali i tij do të krijonte një marrëdhënie me një vajzë të shoëbizit, duke iu referuar modeles nuk do të ishte më babai i tij. Ai theksoi asokohe se ka disa parime kur bëhet fjalë për personin që do të krijojë familje.

“Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar”.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të shoëbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij shoëbizi sepse vetë kam qenë i shoëbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta urdhëroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.

Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.