![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të dytë, pritjes së ëmbël i erdhi fundi teksa lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj Alberti, përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto të dorës së bebushit nga spitali.
“Mirë se erdhe në jetë shpirti i babi,” shkroi ai duke etiketuar Shkurten në postimin e tij. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar.
Çifti u bënë prindër për herë të parë rreth dy vite më parë. Shkurtja ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën e saj private dhe sikurse në shtatzëninë e parë që nuk publikoi asgjë edhe tani po bën të njëjtën gjë.
Shfaq Komentet (0)