AKTUALITET

“Bashkia vepron me dy standarde”/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Kamzën denoncon Rakip Sulin: Asfalt për votuesit e tij dhe zhavor për ata që nuk e mbështetin

14:38 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës Arjan Hoxha, ka akuzuar kundërshtarin e tij se po bën ndasinë mes banorëve për shkak të bindjeve politike.




Në  një video të postuar në Facebook, ku shihet një segment i asfaltuar dhe një tjetër i paasfaltuar, Hoxha shkruan se Bashkia po kryen investime me dy standarde dhe se qytetarët e Kamzës ndahen në të preferuarit dhe kundërshtarët e Bashkisë.

Postimi i Arjan Hoxhës:

Investime të tilla me dy standarte, me trajtim të qytetarëve sipas ndasisë politike nuk janë çudi në Kamëz.

E njëjta rrugë me diferencë jo më shumë se 10 m largësi nga njëra-tjetra ka pamjen si më poshtë ⬇️

Njëra anë është dukshëm e shtruar si “nder” për dashamirësit, miqtë apo votuesit e kryebashkiakut 6 %-sh, ndërsa pjesa tjetër trajtuar në mënyrë të diferencuar për mbështetësit demokratë.

Me 14 Maj i japim fund situatave të tilla!

Gjithashtu Hoxha ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me qytetarët e Kamzës, ku thekson se më të bashkuar se asnjëherë më pare, vazhdojnë punën edhe pak ditë deri në fitore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.