Kryesore

“Ejani merreni djalin, kam vrarë 3 persona”- Kunata e Taulant Malajt rrëfen momentet tronditëse: 5-vjeçarin e gjetëm duke parë të motrën e vdekur

13:01 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kunata e Taulant Malajt, i cili masakroi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Xhesikën dhe fqinjin italian, Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja, ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja makabër.




Raba Malaj tregoi se pas krimit të dyfishtë, 45-vjeçari kishte marrë në telefon të vëllanë dhe i kishte thënë “kam vrarë 3 persona”, referuar faktin që kishte qëlluar me thikë edhe gruan e tij, e cila i shpëtoi plagëve të marra.

Më pas, sipas saj, Taulanti kishte shkuar përpara pallatit ku jetonte i vëllai dhe i ka kërkuar të marrin në banesën djalin e tij 5-vjeçar.

Ajo u shpreh se kur mbërritën në banesën ku ndodhi krimi gjetën vogëlushin duke parë të motrën e vdekur.

“Natën që kreu krimin na telefonoi. Ai mori vëllanë dhe i tha që kishte vrarë 3 persona. Ai pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë dhe tha “ejani merreni djalin”

Ne shkuam e gjetën djalin duke parë të motrën.

Djali nuk i flet nënës së tij, vetëm e shikon. Kur i themi nëse do të flasë me nënën, thotë “no”.

problemet e tyre i dinë vetëm ata të dy, i mbanin për vete nuk na i tregonin.

Taulant iku nga familja 2-3 ditë, dhe u rikthye. Këtë ma tha Tefta në telefon.

Na bëri hatanë, nëse dyshonte ta ndante. Ka bërë sakrificë të madhe për familje, pse e bëri këtë. Pse të rrijë burgjeve, këtë nuk ia falim. Të tjerat i dinë vetëm ata”, tha Raba Malaj në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.