AKTUALITET

Katër ditë para zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim mesash për qytetarët dhe politikën: Ka raportime për shit-blerje votash, autoritetet të bëjnë detyrën!

11:54 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja Yuri Kim ka dhënë mesazhin e saj për qytetarët shqiptarë, por edhe për partitë politike.




Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Yuri Kim tha se ka raportime për shit-blerje votash dhe për këtë autoritetet duhet të bëjnë detyrën e tyre.

“Nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.

Pyetje: Keni një mesazh për votuesit shqiptarë?

Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar duhet të votojnë. Kemi parë raportime për blerje votash dhe shitje votash. Shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do bëjnë detyrën e tyre dhe nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime.

Këto deklarata, diplomatja Kim i bëri pas konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.