AKTUALITET

Merr flakë automjeti në lëvizje, shpëton për mrekulli shoferja 42-vjeçare. Ja dyshimet e policisë (VIDEO)

18:30 - 10.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, teksa ka qenë në lëvizje.




Policia bën me dije se si pasojë e flakëve në automjetin që drejtohej nga një 42-vjeçare, ka vetëm dëme materiale. Dyshimet janë se shkak për përhapjen e flakëve është bërë një defekt teknik.

“Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.