AKTUALITET

Përloten legjendat e Besës/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Ftojmë”, Fisnik Qosja nxjerr pamjet emocionuese: Imazhi i Kavajës është trajtuar me standarde mizerabël

11:18 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka publikuar momentet më emocionuese të fushatës së tij elektorale.




Në një postim në Facebook, Qosja ka nxjerrë pamjet e legjendave të Besës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për skuadrën e zemrës, por që tashmë nuk e ka një fushë futbollit.

Teksa tregojnë rrëfimet e tyre, ata përlotën, duke bërë që të emocionohet edhe kandidati për kryetar bashkie, Fisnik Qose.

“Mbaj mend që kemi shkuar në Lezhë ku kishim ndeshje deçizive. Tifozat na kanë ardhur me biçikletë në Lezhë. Ka pasur edhe raste që kanë ardhur edhe në këmbë, në Durrës për të parë ndeshjen. Stadiumi jonë ka qenë një nga stadiumet më të mirët në Shqipëri dhe ta shohësh në këtë gjendje është keqardhje”, shprehet Agron Karriqi, ish futbollist i besës.

“Ndoshta momenti më emocionues i kësaj fushate

Ju ftoj ta ndiqni miq!

Por edhe ilustrimi më kuptimplotë mbi standardin mizerabël me të cilin është trajtuar imazhi dhe identiteti i Kavajës në këtë katër vjeçar!

#14MajDitaeNdryshimit”, shkruan Fisnik Qosja në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.