AKTUALITET

Rama në Elbasan “shet” si arritje e sukses inceneratorin, afera që burgosi Lefter Kokën e Alqi Bllakon

14:56 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse për SPAK ndërtimi i inceneratorit të Elbasanit është një çështje korruptive, kryeministri Rama e shiti si sukses përpara militantëve në mitingun përmbyllës të fushatës në këtë qytetet. Teksa përmes regjisë televizive shfaqeshin pamjet e inceneratorit të Elbasanit, Rama e konsideroi si arritje “përpara” një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit, që mban vulën e qeverisë së tij dhe për të cilin kanë përfunduar në burg në pritje të gjykimit një duzinë me zyrtarë publikë, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.




“Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? “Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve…”. Ne shyqyr e vumë në punë. “Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjienike”. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e t’u ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit…”.

Çështja për inceneratorin e Elbasanit është ende në gjykim. Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, dhe vendimi i gjykatës pritet të jepet shpejt. Lefter koka, ish-ministër i qeverisë Rama akuzohet se përfitoi rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtech Energy, Klodian Zoto, Mirel Mertiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Pas arrestimit të Lefter Kokës, kryeministri Rama hoqi çdo përgjegjësi nga vetja duke u distancuar nga lefter koka, dhe zyrtarët e tjerë. Ndërsa gjatë fjalimit në Elbasan ishte hera e parë që skandalit korruptiv i bashkëngjitet moto e fushatës “Përpara!”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.