Kryesore

Të vetmet shifra që bëjnë të lumtur Milanin! Derbi në Champions theu rekordin e parave të fituara nga “San Siro”

22:39 - 10.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Derbi i Milanos përballë Interit në Ligën e Kampioneve  ka bërë të lumtur Milanin. Kuqezinjtë, edhe pse me një pronar të ri, janë shumë të kujdesshëm për të gjeneruar sa më shumë të ardhura e për të mos qenë të varur nga financimet e tij.




Dhe ndonëse rezultati në fushën e lojës nuk ka qenë ai i pritshmi për ekipin e Stefano Piolit, lajmet nga biletaria e stadiumit “San Siro” padyshim që kanë gëzuar drejtuesit. Sot në stadium kanë qenë të pranishëm 75532 spektatorë për të ndjekur këtë ndeshje.

Duke llogaritur çmimet e veçanta të biletave që normalisht janë më të larta se sa zakonisht duke llogaritur rëndësinë e ndeshjes dhe kundërshtarin. për Milanin pritës është thyer rekordi i fitimeve nga një ndeshje e vetme. Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë kanë siguruar 10,461 milionë euro nga biletat në këtë sfidë.

Kjo ka thyer me një diferencë të thellë rekordin e mëparshëm, i cili ishte “vetëm” 9,133 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.