AKTUALITET

VIDEO/ “Këta të Bashkisë i ka zënë gjumi”- Banorët e Elbasanit ankohen për ujin: Është katastrofë, vjen vetëm 2-3 orë në ditë

11:02 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uji i pijshëm është kthyer në shqetësim serioz edhe për banorët e Elbasanit.




“Kur ta pi ujin, duhet ta ziej njëherë. Por zierja e ujit ka koston e vet”, thotë një qytetar.

“Është katastrofë, për të çuar ujin në katin e 5-të kemi vendosur një pompë. Kohët e fundit i ka zënë gjumi këta”, u shpreh një tjetër.

Panorama TV, ishte në këtë qytet ku u njoh me këtë problematikë, ndërsa qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur, saqë është e pamundur të konsumohet edhe për gatim.

Edhe pse i janë drejtuar Bashkisë për një zgjidhje, ende kanë mbetur pa përgjigje.

“Vjen nga 2-3 orë në ditë, por erë. Detyrohemi që ta blejmë”, tregoi një banor.

“Është uji aq i ndotur, saqë nuk e ke idenë. Këtu vijnë fekalet nga Librazhdi, puset janë buzë Shkumbinit, peshku është aty, thertorja. Është myshk i gjallë, po ta shikosh kanë zënë gurët”, shtoi një tjetër banor.

Blerja e ujit të pijshëm në dyqane, është zgjidhja që kanë gjetur qytetarët e Elbasanit për konsum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.