BLUETOOTH

Kiara dhe Luizi kurorëzuan dashurinë e tyre në Big Brother Vip, hapit astrologia Meri Shehu: Marrëdhënie e tyre është e rreme

13:11 - 11.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrologia Meri Shehu ka komentuar martesën e çiftit Kiara Tito dhe Luzi Ejllit, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre pas njohjes në ‘Big Brother Vip 2’.




Për astrologen Shehu, kjo martesë është e rremë pasi kanë pasur Mërkurin kundër dhe se çifti duhet të ketë kujdes.

Ndër të tjera ajo te ‘Wake Up’ tha se shqiptarët nuk mund të besojnë këto dashuri, pasi vetë ajo ka 50 vite dhe ende se ka njohur dashurinë e saj.

Pjesë nga biseda:

Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.

Blendi Salaj: Bravo Bricjapi!

Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.

Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.

Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.

Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?

Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.

Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.

Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.

Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?

Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.

Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashuri! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.

Blendi Salaj: Sa peshore ke zhbalancuar ti Meri, po lëri këto! Pra të kenë kujdes çifti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.