Kronikë

Shkoi tek shtëpia e shokut, 16-vjeçari plagoset nga bashkëmoshatari me armën e shërbimit të babait

14:11 - 11.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 16-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij, në banesën e këtij të fundit.




arme
Foto ilustruese

I mituri me iniciale O. V.,  kishte shkuar tek shtëpia e shokut të tij, me iniciale E. Gj., dhe dyshohet se adoleshenti e ka qëlluar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit të babait të tij, që punonte si punonjës policie në Gjirokastër.

16-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa efektivit me iniciale T. GJ., (babai i autorit të dyshuar) është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetim administrativo-penal.

“Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën”, njoftoi policia.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.