BLUETOOTH

FOTO/ Dea ka kërkesën e veçantë për Kristin, çfarë po ndodh me dyshen?

13:56 - 12.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë, Krist Aliaj bëri një postim në “Instagram”, ku falenderoi shqiptarët në mbarë botën për vlerësimin dhe respektin që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.




Në postimin e tij, Kristi nuk la pa përmendur edhe 3 finalistët e tjerë, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Dea Mishel. Aliaj iu tha se ishin kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.

“Unë e dua të dedikuar me...”/ Çfarë po ndodh

“Faleminderit Shqipëri!

Faleminderit shqiptarë në mbarë botën!

Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj!

Ishte një udhëtim i vështirë, por një eksperience shume pasuruese

Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj

@itsluizejlli @efi.dhedhes @deamichellee

Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit për kohën dhe përkushtimin e madh!!

@arbanao @topchannelalbania @bigbrotheralb_vip @lorihoxha

@eduartgrishaj @zhaklin.lekatari @arberhajdari”, shkruan Kristi në postimin e tij në “Instagram”.

Postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, por vëmendjen e mori komenti i Dea Mishel.

Ish-banorja e BB VIP i shkroi: “Jo, unë dua falenderim të dedikuar me postim me vete??”. Këtë e ka lexuar edhe Krist, i cili i është përgjigjur “direkt”.

Në fakt Kristi ende nuk e ka bërë dedikimin veçmas për Dean dhe fansat po e presin me padurim.

Kujtojmë se Dea dhe Kristi krijuan një raport mjaft të bukur shoqërore javët e fundit brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Aliaj nëpër intervista të ndryshme tani që është jashtë, është shprehur se komunikon shpesh me Dean


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.