Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka kurorëzuar me martesë lidhjen me partneren Agustina Gandolfo, në një ceremoni shumë private që u zhvillua në fshehtësi të madhe në Bashkinë e Milanos gjatë së premtes.
Ata kanë një vajzë të quajtur Nina dhe janë në pritje të djalit të tyre të dytë Theo.
Argjentinasi kishte veshur pantallona, xhaketë blu, atlete dhe një bluzë të bardhë. Ndërsa Agustina një kostum të bardhë dhe një buqetë me trëndafila të bardhë.
Në këto momente Interi po luan me Specian, teksa i sapomartuari ndodhet në stol.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)