BLUETOOTH

Luiz Ejlli rrëfen të pathënat në lidhje me dasmën: Motra dhe mami ishin në Shqipëri, nuk erdhën sepse…

08:24 - 13.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” fituesi i “Big Brother Vip 2” për herë të parë ka folur në lidhje me mungesën e nënës së tij në dasmën e tij me Kiara Titon. Këngëtari  u shpreh se ajo nuk ka qenë prezente nga gjendja jo e mirë shëndetësore, sakaq ka zbuluar se në Shqipëri ndodhej edhe motra e tij e cila nuk është shfaqur pasi komentohej nga publiku si shfrytëzuese ndaj famës së Luizit.

Detaje të tjera zbulon ai gjatë bisedës kur thotë që pesha e tij ra me 4 kg si pasojë e angazhimeve të shumta që ai ka këto kohë.




Pjesë nga intervista:

Çfarë të tha mami për Kiarën?

Tani shiko e di si është puna asnjë nuse nuk është  denjën për djalin e dikujt, dhe asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e dikujt.

Çdokush e shef fëmijën e vet si perfekt nena ime si dhe shumë prindër kur shohin lumturi zgjedhin të të mbështesin se tek e fundit je ti që po jeton me të.

U komentua shumë pjesa qe mamaja jote nuk ishte e pranishme ndërsa familja e Kiarës ishte pothuajse e gjitha, çfarë ke për të thënë?

Unë babin nuk e kam familja jeton ne Amerikë ketë, këtu kanë qenë motra me mamin por fatkeqësisht  mami ishte e sëmurë ndërsa motra kishte presion sepse mendonin vetëm atë presionin që publiku ishte ushtruar që jo po familja po e shfrytëzojnë e kështu kjo ishte shpjegimi sepse të them të vërtetën nuk kam pasur kohe as të ushqehem më thoshin njerëz që televizori të nxjerr me të shëndoshë por jo realisht jam dobësuar 4 kg gjatë kësaj periudhe nga dalja.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.