BLUETOOTH

Luizi telefonon Kiarën në mes të koncertit, i thotë fjalët që i shkrinë zemrën (Video)

09:35 - 15.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë u surprizuan dhe e pëlqyen Luizin romantik në ‘Big Brother VIP’.




Një version ku ai harronte lojën dhe ishte super i dedikuar ndaj të dashurës së tij. Luizi luftoi çdo ditë për dy muaj rresht derisa i fitoi zemrën bashkëshortes aktuale, i bënte kafen çdo mëngjes, i çonte mëngjesin në shtrat, e ushqente si të ishte një fëmijë, i bënte surpriza, i dedikoi këngë, i thoshte fjalët më të bukura e shumë të tjera.

Sigurisht pati njerëz që nuk e besuan shumë Luizin. Nga ata që mendonin se po e bën për lojë dhe për të fituar simpatinë e publikut. Mirëpo, edhe tani që spektakli ka mbaruar Luizi është po aq i përkushtuar. Thuajse kudo e përmend Kiarën.

Kur nuk e merr në koncerte, i bën dedikime si ai i mbrëmjes së të shtunës në Gjakovë, të cilën e postoi dhe në rrjetet sociale, duke shkruar “Kiara ime”.

Kurse mbrëmjen e djeshme e ka surprizuar nga skena duke e marrë me video-call dhe duke i treguar dashurinë e publikut të Gjakovës për të:

@real_vip_news_ #fioresita ♬ suono originale – Real _Vip_news


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.