AKTUALITET

“Nuk do e lëmë me kaq”, Rama: KQZ dështim spektakolar për të garantuar procesin e votimit, hedhja e pajisjeve të identifikimit si arka bosh ishte skenë e tmerrshme

22:39 - 15.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dështoi me sukses për të garantuar procesin e votimit siç duhet në Shqipëri.




Komentet Rama i bëri gjatë një daljeje për mediat, ku tha se hedhja e pajisjeve elektronike si arka bosh sihte një skenë e tmerrshme, pasi sipas tij, janë miliona euro nga paratë e qytetarëve që kanë shkuar dëm.

Ai tha më tej se maxhoranca nuk do e lërë me kaq këtë çështje.

“Ne do të angazhohemi si asnjë herë më parë, me energji të reja, për t’i qëndruar kësaj sfide të jashtëzakonshme. Do të angazhohemi ta bëjmë këtë duke nisur me turin e falënderimit. Do të shkruajmë projektin për Shqipëria 2030. Mu duk më e udhës për të mos e lënë kaq shkurt, t’ju falënderoj edhe juve për këto orë që keni qëndruar për informimin e shikuesve. Po e ndaj me ju këtë fund të kësaj maratone.

Përsa i përket standarteve të zgjedhjeve, nuk kam lexuar asnjë raport paraprak, por zgjedhjet nuk kanë pasur asnjë të veçantë, përveç dështimit spektakolar të KQZ-së për të mosgarantuar procesin e votimit në kohën e duhur. Kjo ishte një gjë e rëndë, tronditëse, për faktin se pajisjet e identifikimit kanë dhënë një siguri shumë më të madhe, por mosfunksionimi i tyre është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje.

Aq më tepër kur pamë skenat e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Miliona e miliona euro nga taksat e shqiptarëve për të garantuar një proces më të drejtë zgjedhor. Përsa i përket akuzave të opozitës, ju keni sinkronet, ku unë e kam parashikuar në takimet e mia publike, e vetmja gjë që unë nuk parashikova ishte shpejtësia me të cilën ata u kthyen te klithmat për vjedhjen e zgjedhjeve”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.