AKTUALITET

Rama reagon për herë të parë pasi PS fitoi në zgjedhje: Hijet e së shkuarës tentuan t’i shikoni këto zgjedhje si aksion revolucionar për përmbysjen e qeverise

22:14 - 15.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për gazetarët për të falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në fitoren e Partisë Socialiste. Një falënderim të veçantë kishte për patronazhistët, ndërsa për opozitën tha se tentoi t’i shikonte këto zgjedhje si aksion revolucionar për përmbysjen e qeverise.




“Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, një tur falënderimi në gjithë Shqipërinë. Këto ishin zgjedhje vendore, me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin këtë vend prapa dhe i shikoni këto zgjedhje si aksion revolucionar për përmbysen e qeverise. Ne duhet të vazhdojmë punët që u ngadalësuan nga fushata. Ndërkohë një grup pune do të përgatise një raport të detajuar të leximit të votës mbi të cilin do të nisin punën për më tej. Nuk dua ti ngrij askujt buzëqeshjen legjitime. Kryebashkiakët tanë të rizgjedhur apo të zgjedhur rishtas, u jam falënderuar për përpjekjet e tyre. Edhe më falënderues u jap socialistëve të bazës, anëtarëve të PS që u angazhuan me mish e me shpirt, pa diskutim patronazhistëve të palodhur dhe aktivistëve pa të cilët makinerisë tonë elektorale do ti mungonin shumë kuaj fuqi.

Falennderoj cdo zgjedhës të djathtë, nga ata që dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë në votim. U jam mirënjohës edhe atyre sepse me mungesën e tyre iu Shqipërisë krenare, dinjitoze dhe aleate e palëkundur e SHBA. Të tjerëve që nuk ja dolën të dalin nga këneta e së shkuarës uroj të shohin se në atë kënetë nuk ka të ardhme. Ne do të angazhohemi dhe do gjejmë fuqi dhe energji të reja për ti qëndruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bën duke na dhënë një besim të madh”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.