BLUETOOTH

“Kam 2 vite që nuk flas me Jonin dhe Marion” Luizi Ejlli rrëfen të vërtetat e marrëdhënies me miqtë e tij: Njerëzit filluan të përfitonin nga fama ime..

20:28 - 16.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” Luiz Ejlli i pyetur për vërtetësinë e miqësive të bëra publike ai u shpreh se miqtë e mi të vërtetë as nuk kanë lyer flokët as nuk kanë hapur llogari në emrin tim.




Ajo çfarë çuditi më së shumti ishte deklarata e tij kur tha se ai dhe shoku i tij Joni cili ishte edhe dëshmitarë në dasmë kishin 2 vite që nuk kishin asnjë kontakt.

Ai gjithashtu sa i përket Meridan Ramcaj u shpreh se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin (moderatori i cili i drejtoi pyetjen). Qe la të nënkuptohej se nuk e njeh mirë, thuajse aspak.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Për Luizin ky është një shok i vërtetë, të cilit i ka  zbuluar dhe emrin Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij.

Sa i përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

“Unë kam 2 vjet pa komunikuar me ta nuk kemi pasur asnjë hatër mbetje thjeshtë jemi distancuar dhe kishim 2 vjet që nuk  kemi folur”- shprehet ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.