![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është bërë për herë të dytë nënë e një vajze.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur disa ditë më parë vetë Pitarka teksa ka publikuar foton e parë të vogëlushes së saj të porsalindur dhe krahas postimit shkruan: “Ajo është këtu”. Deri më tani aktorja nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vajzës së saj.
Mirëpo së fundmi, Eliona ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshortin e saj. Aktorja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet me partnerin e saj në dhomën e spitalit teksa i kishin nisur dhimbjet e para të lindjes. Gjatë videos shihet sesi ai i qëndron pranë aktores dhe për këtë gjë aktorja tregon se ndihet mëse mirënjohëse.
“Bashke e krijuam , e rritem ne barkun tim e bashke e lindem! Prezenca dhe mbeshtetja jote ne misionin me te rendesishem , ate te sjelljes se femijes sone ne jete ishte kaq e rendesishme. Me dhe gjithe forcen e botes..❤️ #proudëife #babipupusheve 14 Maj 2023 ”– shkruan ajo.
Kujtojmë se Eliona dhe partneri u saj ndajnë dhe vajzën e tyre të parë e cila quhet Gala. Rreth një vit më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Aktorja e cila nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe një foto me të.