Princi Harry dhe Meghan Markle u përfshinë në një ndjekje “pothuajse katastrofike” me makinë pasi ndiqeshin nga paparacët.
Sipas një raporti të CNN, ndjekja pasoi menjëherë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Ballroom Ziegfeld në Nju Jork. Ishte shfaqja e tyre e parë publike që nga kurorëzimi i mbretit Charles.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Sussex tha se ndjekja ka zgjatur për më shumë se dy orë dhe ka rezultuar në një situatë të rrezikshme, pasi ka pasur përplasje mes shoferëve dhe këmbësorëve.
Prince Harry and his wife Meghan Markle were in a “near catastrophic car chase” involving paparazzi in New York on Tuesday night, his spokesperson says https://t.co/bPH05054ru
— CNN Breaking News (@cnnbrk) May 17, 2023
“Kjo ndjekje e pamëshirshme, e cila zgjati më shumë se dy orë, rezultoi në përplasje të shumta afër me shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë të NYPD”, tha zëdhënësi i tyre.
“Ndërsa të qenit personazh publik vjen me një nivel interesi publik, ai nuk duhet të bëhet kurrë në kurriz të sigurisë së askujt”, vazhdoi ai, duke shtuar: “Përhapja e këtyre imazheve, duke pasur parasysh mënyrën se si janë marrë, inkurajon një praktikë ndërhyrëse që është e rrezikshme për të gjithë të përfshirët”.
Gazeta Shqiptare