LAJMI I FUNDIT

“Unë nuk i harroj ata që më qëndruan afër kur nuk e kisha askënd”-Luiz Ejlli nuk gjen qetësi, trazon ujerat me postimin e tij

20:33 - 18.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli është një prej personazheve më të komentuara dhe më në qendër të vëmendjes aktualisht edhe pas daljes së tij nga formati.




Gjatë kohës së tij në BBVA, shumë persona dolën publikisht duke e përkrahur dhe duke u thirrur si shokë të tij, por për disa prej tyre Luizi në disa intervista tha se e shfrytëzuan dhe se nuk janë miqtë të tij të afërt.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi një zhurmë të madhe duke bërë që Luizi të bënte një reagim së fundmi në InstaStory.

“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk e kisha askënd. Ata që nuk ka kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im, Ju do Luizi fort”, ka shkruar Luizi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.