AKTUALITET

Vrasja e adoleshentit në Gramsh/ Flet aktivistja Suela Koçibellinj: Bullizmi po rritet, adoleshentët kanë bashkëpunuar në grup

18:21 - 18.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e adoleshentit në Gramsh është ndikuar nga bullizmi, i cili vitet e fundit po njeh një rritje të madhe.




Në një dalje publike për ‘Panorama TV’ ekspertja e politikave sociale dhe aktivistja e shoqërisë civilie Suela Koçibellinj, ka theksuar se, të rinjtë kanë bashkëpunaur në grup mes tyre për kryerjen e kësaj vrasje.

Ajo shton se, shkolla duhet të ishte vendi më i sigurt, por përdorimi i rrjeteve sociale dhe rritja e bullizmit ka ndikuar në këtë fenomen.

Pjesë nga intervista

Në shkollë pretendohet se është një ambient i sigurt. Për arsye banale një grup të rinjsh kalon çdo lloj norme dhune dhe kalojnë në vrasje. Të rinjtë i marrin jetën bashkëmoshatarit të tyre dhe e tëra kjo në ambientet e shkollës aty ku siguria do të ishte më e lartë.

Arsyet se pse ndodh është sepse forca e tyre po rritet më shumë mes rrjeteve sociale. Ata përçojnë dhunën dhe kanë akses të pakontrolluar në rrjetet sociale dhe pasi janë në ciklin e tyre të rritjes, pra kanë tentative për të marrë një lloj përgjegjësie.

Si është e mundur që nxënësit e kamë lejuar njërin prej tyre për të vrarë shokun e tyre?

Bullizmi kërkon frymën e grupit. Ai kërkon mbështetjen e një grupi, në atë shkollë këta fëmijë kanë qenë me precedentë për të shfaqur sjellje të grupuar. Këta janë të katërt dhe njihen mes tyre. Ata kanë provuar një nivel tjetër dhune. Derisa sot për arsye të ndryshme të arrijnë në pikën që në grup ti marrin jetën një të riu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.