LAJMI I FUNDIT

“M’i dinte skemat, më njihte si karakter”/ Qetsori tregon episodin komik me Luiz Ejllin: Gërhiste shumë, ma nxiu! Ja dy momente kur i kam ‘shtrirë dorën’ për bashkëpunim

20:41 - 19.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banori i Big Brother, Qetsor Ferunaj ka folur pas daljes nga shtëpia ‘Vip’, ku ka treguar për eksperiencën e tij dhe rikthimin për herë të dytë si konkurrent.




Capture

Qetsori në ‘Ftesë në 5’ tha se loja e tij përballë fituesit të BBVIP, Luiz Ejllit ka qenë ndër ato që do veçonte më së shumti, ku ka treguar një situatë komike nga gërhitjet e këngëtarit.

“Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet”, citoi ai.

Sakaq theksoi se të dy ata si konkurrent kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë lojës, ku veçoi se dhe aktorja Olta Gixhari ka lënë gjurmë të forta në eksperiencën e saj gjatë BBVIP.

Pjesë nga biseda:

Përplasja me Luizin?

Ne patëm me Luzin disa momente të çuditshme mbi diskutimet dhe bisedat por deri diku e ruajtëm njëri-tjetrin. Aty ne nuk kishim një skenar silleshim sipas lojës dhe situatave, Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet. Bisedat i bënim dhe në efekt lodhje, ai kishte krijuar dhe komoditet pasi kishte 2 muaj kohë por dhe ai më njihte, më ka parë si karakter. Më ka ditur skemat, sesi sillesha kur kam qenë 33-vjecc. Ne vërtet ishim në lojë por kishim fytyrën tonë. Ndoshta pati korrupsion të dyanshëm, i kërkova bashkëpunim kur erdhi Ronaldo dhe Bledi, se e pashë që po më masnin. I thashë që këta janë për mua, dhe të gjenim ndonjë situatë. Luizit i bëj thirrje që ato cka ndodhi aty brenda, pavarësisht që publiku dëshiron gërm mëret tona duhet t’i thotë që i kemi lënë. Nuk kam me askënd asnjë mërzitje apo hatërmetje.

Dyshja më e vërtetë ishte?

E vërtetë ishte Kejsi-Visi.

Lojtarët që nuk do e vazhdoje raportin jashtë?

Me Efin

Protagonistët e Big Brother?

Olta dhe Luizi, dhe unë i treti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.