AKTUALITET

Gjykata caktoi burg për 4 minorenët pas ngjarjes në Gramsh, avokati i një prej autorëve: Fajtore është shoqëria, dorezat e thikat shiten online

16:30 - 20.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lënë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh, ku në një deklaratë për mediat një prej avokatëve, Oligert Kume tha se fajtor mbi ngjarjen është shoqëria.




Kume tha se duhet kuptuar se ku kanë gabuar strukturat shtetërore dhe se duhet të përcillen lajme të cilat janë në interes të shoqërisë.

“Falënderoj median për interesin e treguar. Sot u zhvillua seanca gjyqësore për masën e sigurisë për katër të miturit. Unë mbuloj Xhonatan Cekrezin, dhe jam i autorizuar nga prindërit e të miturit për të dhënë deklaratë. Solidarizohem jo vetëm si qytetar dhe avokat me dhimbjen e të miturit që nuk jeton më. I uroj shërim të shpejtë të plagosurit, në të njëjtën kohë nga ana juaj si media duhet të përcillni lajme me interes publik. Për mua, fajtor është e gjithë shoqëria.

Do duhet të ndërgjegjësojmë komunitetin ku ne jetojmë. Duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore. E tërë shoqëria shqiptare është fajtore, çka do të thotë se media duhet të vijojë në përcjellën e lajmeve me interes publik. Për sigurinë e fëmijëve tanë. Doreza, thika shiten online”, tha avokati Kume.

Panorama online

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.