AKTUALITET

Sherr për motive të dobëta, plagosi me thikë një 55-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori

20:16 - 20.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 49-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 55 -vjeçar.




Ngjarja ka ndodhur në Novoselë të Vlorës ndërsa mësohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosi me thikë një 55-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në fshatin Novosel, gjatë të cilit ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. Q., 55 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.