AKTUALITET

I burgosuri humbi jetën në spital, ja çfarë thotë policia

09:21 - 21.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës. Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të shtunën.




Sipas njoftimit, viktima është 31-vjeçari me inicialet M.K. I njëjti thuhet se është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.