AKTUALITET

Beleri mbetet në burg – “Vendimi është në kundërshtim me acquis europiane” thotë Ministria e Jashtme greke

17:23 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i ri i Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pantelis Kokaveshi mbeten në burg.




Sipas himara.gr, Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është mbledhur të hënën dhe ka vendosur të qëndrojnë në burg të dy.

Prokurorja kundër korrupsionit Atalanta Zeqiri vendosi të ngrejë akuza për “korrupsion aktiv në zgjedhje” ndaj dy personave.

Ministria e Punëve të Jashtme: Zgjatja e paraburgimit të Belerit fyen ndjenjën e drejtësisë së publikut

Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar menjëherë pas lajmit për qëndrimin e Beleriit në burg, duke theksuar se “vazhdimi i paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë kryetar i Bashkisë Himara, fyen sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”.

Dendias ngriti çështjen e ndalimit të Belerit në takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar në Bruksel.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, në margjinat e samitit të sotëm të BE-së në Bruksel, ka takuar homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, njofton Ministria e Punëve të Jashtme përmes një postimi në Twitter.

Siç u theksua, “gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri”, i cili mbetet në paraburgim.

Më herët ministri i Jashtëm kishte theksuar se këtë çështje do ta ngrejë në Këshillin e Punëve të Jashtme.

“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himara, z. Beleri. Prej aty kam ndërmend të takohem me homologun tim shqiptar menjëherë më pas. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Nikos Dendias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.