BLUETOOTH

Einxhel dhe Sarah nuk flasin me njëra tjetrën? Kjo video zbulon të vërtetën e marrëdhënies së tyre

21:15 - 22.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të dyja u dashuruan në edicionin e shkuar të Big Brother Vip Albania. Dhe po aq sa për lidhjet e tyre të dashurisë, kurioziteti ka qenë i madh edhe për raportin që ato të dyja kanë sot me njëra tjetrën.




 

Po flasim për Sarah Berishën dhe Einxhel Shkirën, dy nga vajzat më të përfolura në BBV1. Sot ato vazhdojnë lidhjet e tyre me Dj Pm dhe Dj Dagz, të cilët përveçse bashkëpunëtorë janë edhe miq të ngushtë me njëri tjetrin.

Ditën e djeshme Einxhel ka shuar dyshimet për raportin e saj me Sarahn duke ndarë një video me të birin e saj, Trev.

Duket se përveç kohës që kanë shpenzuar bashkë, Sarah ka vendosur të tregojë përkujdesje edhe për djalin e dy miqve të saj, pasi shihet në videon e shpërndarë nga Einxel duke shtyrë karrocën e bebes.

 “Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë shpesh Sarën, por ama kur e takoj, kaloj gjithë ditën me të…’-thotë Einxhel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.