AKTUALITET

Masa për Fredi Belerin, avokati: Nuk ka dyshim të arsyeshëm, fatin e mandatit e di Rama!

15:38 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GJKKO ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për kandidatin fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerin.




Gjatë një komunikimi për mediat, avokati i tij ka thënë se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit.

“Ne pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet të vendoset masë sigurimi për të dy. Nuk paraqitën asnjë provë, por lexuan atë që paraqitën prokuroria e Vlorës, në paraqitëm prova shëndetësore. Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari, por në dosjen e policisë dhe prokurorisë nuk gjendet kjo listë. Ta marrin ta ripyesin këtë person sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë”, ka deklaruar avokati.

Më tej avokati ka thënë se prokurorët e Vlorë nuk paraqitë prova dhe se fatin e mandatit të Bashkisë së Himarës e ka Kryeministri Rama.

“Ata lexuan vetëm ato që thanë prokurorët e Vlorës, ne paraqitëm provat shkencore.

Nuk është takuar asnjëherë me të akuzuarin. I infiltruari ia ka dhënë. Kjo listë nuk gjendet. Duhet ta ripyesim sepse vetë i arrestuaru pretendon se nuk ka dhënë asgjë të tillë, por ka edhe mospërputhje”.

Si do të procedohet me postin e mandiatit të Beleirt?

Ata e di kryeministri ne kemi punë me burgun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.