AKTUALITET

“Patronazhistët u futën në lojë para zgjedhjeve”/ Arion Sulo për ‘Panorama TV’: Janë rritur pensionet dhe pagat vetëm për të fituar zgjedhjet

15:21 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfundimi i zgjedhjeve lokale të majit 2023, ka nxjerrë në pah fenomenin e deformimit të procesit zgjedhor.




Këtu përfshihet blerja e votës, rritja e pagave dhe e pensioneve. Këtë fakt e ka vënë në dukje në një interviustë për ‘Panorama Tv’, analisti Aroin Sulo.

Në komentet e tij, Sulo përmend faktin se opozita nuk do të mund ti fitonte zgjedhjet por edhe përmbysjet e mëdha në disa bashki nuk ishin llogaritur.

Pjesë nga intervista

Ju keni votuar per dikë tjetër dhe më pas ka një ndryshim të rrethanave, kjo është pika e parë që çalon në Shqipëri. Mazhoranca diku rrit vota kur numri i votuesve bie, këto janë çudira elektotrale që nuk shpjegohen me teoritë politike.

Shqiptarët kanë votuar 38 për qind pra një rënie të ndjeshme që është goxha e ndjeshme dhe PS ruan kuotat e veta.

Kemi të bëjmë me një mazhorancë të pamposhtur, patjetër, askush nuk priste që opozita të merrte fitore. Sepse për arsyet e mjeteve dhe mekanizme që u zhvilluan zgjedhjet. Kemi rënie të mazhorancës por rënie të votave dhe kjo është e pamatshme.

Vlora me pjesmarrje më të ulëta?

Kemi rënie të votave të PS në Vlorë. Mesazhi ka qenë për të gjithë klasën politike.

Cili ka qenë ky mesazh?

Mesazhi i zgjedhjeve jepet, dhe analizohet dhe është një mesazh kur zgjedhjet janë të lira dhe të barabarta, ne mund të nxjerrim disa mesazhe për shkak të deformimit të votës.

Është tjetërsuar vullneti i qytetarëve.

Mjetet që u përodrën gjatë dhe pas fushatës kanë bërë që vullnet të mos jetë i tillë. Ka disa kontradita që e bëjnë të paqartë mesazhin. Bashkia e Kuçovës humbet nga PD por për shkak të përçarjes humbi. Pra kokë me kokë kandidatë i opozitës do fitonte.

Ishin dhe disa bashki të tjera?

Në krahun e kundërt ishte Mallakastra ku kandidatë i BF prishi punë për kandiaatin e opozitës. Kjo garë prishet dhe tjetërsohet kur kemi përmbysje të pallogjikshme si në Kamzë. Kemi përmbysje në Shkodër dhe kandidati merr 10 mijë vota më shumë.

Këto lënë hapsirë për dyshime dhe manipulim

Po. Tjetërsimi filloi para zgjhdhjeve me heqjen e logove nga fletët, financimet apo komisionerët e PD. Ata janë hequr dhe janë zëvenvdësuar me komisionerë të blerë.

Nuk ka pasur garanci për mbrojtjen e votës

Gjithë ndërhyrja tek zgjedhjet është bërë nga patronazhistët dhe ka pasur shumë ndikim nga ata edhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Një prani kaq e dukshme për çfarë është, pra të mbaronin punën e fushatës që kanë bërë. Ata kanë shkuar tek secili zgjedhës për të parë rezultatin. Njerëzit që ishin jashtë merrnin njerëzit për të votuar. Pra ka disa dallime. Kjo ka qenë e organizuar. Kemi rritjen e pensioneve edhe pse e ndaluar me ligj, rritjen e pagave, dëmshpërblimet e tërmetit, për përmbytjet që kanë marrë lekë qytetarët, pra janë vendime të Këshillit Bashkiak që miratojnë vendime. Kemi në Kamzë përmbysje spektakolare dhe bastione të tilla.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne pensionisteve nuk na eshte rritur pensioni asnje qindarke ,as para ,e as pas zgjedhjeve lokale.Rrenat e sulltanpiktorit mos na i faturo ne mjeraneve,qe punuam edhe te djelat per ta bere kete vend.

    Përgjigju ↓