AKTUALITET

“Po përgatitemi për zgjedhjet e vitit 2025”/ Deputeti i PS në ‘Panorama Tv’: Jemi me këmbë në tokë, për censusin dështoi tenderi i pajisjeve por nga muaji i ardhshëm…

16:19 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Bardhyl Kollçaku i ftuar në ‘Panorama TV’, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale.




Kollçaku theksoi faktin se tani PS po mendon për zgjedhjet e vitit 2025 dhe se, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të quhet ‘Bashkë Humbasim’.

Në të njëjtën kohë, zyrtari i Partisë Socialite këshillon opozitën që të bëjnë një analizë të brendshme për humbjen e tyre.

Pjesë nga intervista

Ne u futëm në garën elektorale pas pandemisë, dhe tërmetit. Ne hymë të përgatitur, ne nuk bëjmë fushatë muajin e fundit. Ne sot që mbaruan zgjedhjet lokale po përgatitemi për zgjedhjet e vitit 2025. Ne bëjmë analiza nuk jemi euforik nuk e kemi si triumfant që e mbyllëm këtu, ne marrim më shumë përgjegjësi nga elektorti e lexojmë mirë votën.

Por nuk kaloi pa u anatemuar nga opozita?

E ka thënë Biden: Për opozitën ose i fitojnë zgjedhejt ose ua kanë vjedhur. Ata e kanë të vështirë të pranojnë humbjen. Ajo të lehtëson dhe të ndihmon të bësh një analizë se pse humbi opozita. Elektorati refuzoi ti bashkohej non-gratës. Elektorati të ka bërë shumë gjëra dhe tani ik të vijnë të rinjtë.

Qeveria është në mandatin e tretë aktualisht pra nuk janë dhe aq të rinjë?

Qeveria është me këmbë në tokë dhe i pranon gabimet ishim ballë për ballë dhe sot që flasim jam në kontakt me elektoratin. Ne jemi në punë dhe kështu do të jemi në vitin 2024 dhe vitin 2025. Ne i marrim me qetësi e lexojmë mirë votën kemi aftësinë të vetëkorrigjohemi.

Pjesmarrja e ulët ishte tregues se refuzimi i alenancës ‘Bashkë Humbasim’, sepes populli u tha jo, jemi për të integruar dhe jo për ti thënë jo Amerikës. Kjo e ndihmon vetë popzitën.

Pse nuk po bëhet censusi?

Ajo do të bëhet. Nuk ka 3-4 vite por vetëm 1 vit pasi dështoi tenderi i pajisjeve dhe besoj se nga muaji i ardhshëm do të bëhet censusi fillon nga shtatori dhe mbaron për 3 muaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.