AKTUALITET

“Po përgtatitet ardhja e Lulzim Bashës në krye të PD”/ Arion Sulo për të ardhmen e opozitës: Njerëzit janë dekurajuar, pushteti i Ramës do të zgjatet

15:40 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e opozitës dhe e Partisë Demokratike duket e zymtë dhe larg të qenit në pushtet. Ky ka qenë konstatimi i analistit Arion Sulo dhënë për ‘Panorama TV’.




Sipas Sulos, Partia Demokratike zyrtare me aktin e dorëheqjes së Alibeaj po përgatit terrenin për ardhjen e Lulzim Bashës në krye.

Kjo sipas analistit, është një fakt i dëmshëm dhe pritet që ta mbajë Ramën më gjatë në pushtet.

Pjesë nga intervista

Përçarja e PD dhe investimi që bëri qeveira tek PD zyrtare e bëri demokratin me mend në kokë që të rrinte në krevat. Ata e dinin që efekti psikologjik dhe dekurajimi bërën punën e tyre. Janë gati 200 mijë votues të djathtë që u dekurajuan.

Edhe të majtët janë dekurajuar.

Koalicioni u godit. PL deklaronte se donte emrin e Sali Berishës KQZ thoshte jo.

Mendoni se vetëm për këto arsye?

Edhe përçarja e opozitës

Në burgjet e Shqipërisë ka pasur një pjesmarrje që kanë votuar PS.

Ky ishte fenomen që i dha fitoren në Rrogozhiinë. Të burgosurit votojnë për pushtetin zakonisht, për ndonjë shpresë për ulejn e dënimit. Orientimi ishte problem dhe momenti kur erdhën votat. Kur u pa Rrogozhina u punua fort që rezultati i burgut të mund të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve.

Si mund të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhjeve. Pasi Rama bën një deklaratë.

Qeveia greke ka bërë një kërcënim për votën

Ata e përdorin për zgjedhjet e tyre, por ne gjykojmë se çfarë ka ndodhur këtu ai mund të hetohej në gjendje të lirë.

Aktin e dorëheqjes së Alibej si e gjykoni?

Jo nuk do të ketë bashkëpunim kjo e thellon ndarjen dhe e çon drejt ndarjes totale Partinë Demokratike.

Pse mendoni se është një ndajre pëfundimtare

Është e kalkuluar që ti hapet rrugë kthimit të Lulzim Bashës, ai është bërë aktiv. Do të ishte më e ndershme që Basha të dilte në fushatë në këto zgjedhje.

Pra pati një deklaratë nga ai por nuk e mbajti fjalën

Po. PD zyrtare u fut për të përçarë të djathën për të ndimuar Ramën dhe tani PD zyrtare ndihmohet për të akuzuar Berishën si autor të humbjes, vendi është pa opozitë.

Deri tani kemi parë që opozita është jo larg pushtetit por rrezikon të mos jetë realitet politik, sepes votuesi që e dinte rezultatin e zgjedhjeve dhe ata demokratë, me këto veprime, rikthimin e Bashës me ndarjen e partive do të rrinë përherë e më larg politikës dhe ky është problem. Kjo zgjat pushtetin e Ramës.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.